Osmani para ambasadoreve të BE-së shpalos pjesë të Planit, 3-6-9

Maqedonia

Osmani para ambasadoreve të BE-së shpalos pjesë të Planit, 3-6-9

Më: 28 nëntor 2017 Në ora: 14:28
Zëvendëskryetari i Qeverisë, përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani

Zëvendëskryetari i Qeverisë, përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, sot prezantoi pjesët e reja, gjashtë dhe nëntë, nga Plani 3-6-9, para ambasadorëve të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian në Maqedoni.

 “Bëmë implementimin e plotë të gjitha vërejtjeve dhe rekomandimeve të përfshira në raportet e Komisionit Evropian, me theks të veçantë rekomandimeve të grupit të ekspertëve udhëhequr nga Rejnhard Pribe”, theksoi Osmani.

Ai shpjegoi se qëllimi i Qeverisë është që Plani 3-6-9 ta rrumbullaksojë nevojën reformuese të Republikës së Maqedonisë, për zhbllokimin e proceseve euro-integruese. Ai përsëriti pritjet e Qeverisë për hapa konkrete nga ana e Bashkimit Evropian, por edhe të vendeve anëtare të Bashkimit, në drejtim të dukshmërisë të perspektivave evropiane në Maqedoni, në përputhje me implementimin e suksesshëm të Planit 3-6-9, por edhe në përputhje me suksesin në adresimin e çështjeve të hapura politike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat