Organizohet debati: "Çfarë prokurorie i nevojitet Maqedonisë në rrugën drejt BE-së?” - Bota Sot
Organizohet debati: "Çfarë prokurorie i nevojitet Maqedonisë në rrugën drejt BE-së?”

Maqedonia

E diel, 17 dhjetor 2017

Organizohet debati: "Çfarë prokurorie i nevojitet Maqedonisë në rrugën drejt BE-së?”

Më: 29 nëntor 2017 Në ora: 09:38
Ilustrim

Shoqata Federalistët e rinj evropianë – Maqedoni (XHEF Maqedoni), sot në Shkup organizon debat të titulluar “A e ndjekim Pribenë: Çfarë prokurorie i nevojitet Maqedonisë në rrugën drejt BE-së?”.

Në debat, si folës paralajmërohen: Prokurorja speciale publike, Katica Janeva, Lidija Raiçeviq, prokurore publike në PTHP për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, Elena Andreevska, profesoreshë në EJL, Gordan Kallajxhiev, profesor i të drejtës penale në Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë” – Shkup dhe anëtar i Këshillit për reforma në sistemin e jurisprudencës pranë Ministrisë së Drejtësisë dhe Zharko Haxhi Zafirov, avokat në shoqatën e avokatëve “Bona Fride” dhe anëtar i Bordit këshilldhënës të Institutit për të drejta të njeriut nga Shkupi.

Sipas organizuesve, pritet që panelistët t’i argumentojnë tezat e veta përmes diskutimit interaktiv për atë se çfarë duhet të jetë roli i Prokurorit të ri republikan përmes prizmës së rekomandimeve të përmbajtura në raportet e grupit të ekspertëve juridik, kryesuar nga juristi i dalluar gjerman Rajnhard Pribe, reformat e paralajmëruara në jurisprudencë, si dhe bashkëpunimi i Prokurorisë Publike me Prokurorinë Speciale Publike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test