Bexheti: Rradhën përveç “aktorëve” tani e kanë edhe “regjisorët” e 27 Prillit

Maqedonia

Bexheti: Rradhën përveç “aktorëve” tani e kanë edhe “regjisorët” e 27 Prillit

Më: 29 nëntor 2017 Në ora: 10:53
Flakron Bexheti

Arrestimet e djeshme të autorëve të natës së 27 prillit nuk kaluan pa u komentuar edhe nga partia në pushtet, Aleanca për Shqiptarët.

Kjo parti i përshendeti arrestimet e djeshme ndaj personave që dhunuan institucionin e Kuvendit dhe rrezikuan jetën e deputetëve.

Anëtari i kryesisë qendrore nga kjo parti, Flakron Bexheti  ka deklaruar se arrestimet e djeshme flasin për një shpresë të funksionimit të shtetit të së drejtës.

Ai në emër të ASH-së u bëri thirrje Komisionit parlamentar që tu marrin imunitetin deputetëve të VMRO-së që ndihmuan dhunuesit që të kryejnë masakër në natën e 27 prillit.

“Arrestimet e djeshme ndaj ish shefit të DSK, Mitko Çavkov, dhe aktivistëve të VMRO-DMPNE, të cilët dhunuan institucionin e Kuvendit, dhe rrezikuan jetët e deputetëve të Kuvendit, duke linçuar për vdekje Liderin e ASH Ziadin Sela , flasin për një shpresë për funksionimin e shtetit të së drejtës. Gjithashtu ftojmë Komisionin parlamentar, dhe deputetët e Kuvendit, që tju marrin imunitetin deputetëve të VMRO-së të cilët ndihmuan dhunuesit e Kuvendit të kryejnë masakër në Kuvendin e RM, dhe sa më parë ti nënshtrohen drejtësisë. Presim dënime maksimale, jo vetëm për aktorët por edhe për regjisorët e 27 Prillit. Vetëm në këtë mënyrë një rast i tillë nuk do përsëritej asnjëherë më, ku u rrezikuan
jetët e deputetëve ku më keq e pësoi lideri i ASH Ziadin Sela”, ka deklaruar Bexheti duke shtuar se përveç aktorëve që dje u arrestuan, tani rradhën e kanë që të arrestohen edhe regjisorët e asaj nate të kobshme për Maqedoninë.

“Këta të VMRO-së sa tragjike e kanë marrë arrestimin e aktorit Vllado Jovanovski, a vet e dinë se kishin përgaditur një “horrorr film” +18 natën e 27 Prillit, ku protagonist ishin kanibalët gjakpirës dhë në anën tjetër deputetet e pafajshëm, te zgjedhurit e popullit. Rradhën përveç “aktorëve” tani e kanë edhe “regjisorët” e 27 Prillit, ti nënëhtrohen drejtësisë sa më parë”, u shpreh Flakron Bexhet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat