Bankat kreditore: “Enekod” nuk ka mundësi t’i paguajë pagat e”Feni”-t

Maqedonia

Bankat kreditore: “Enekod” nuk ka mundësi t’i paguajë pagat e”Feni”-t

Më: 29 nëntor 2017 Në ora: 11:41
Ilustrim

Bankat kreditore në “Feni Industri” përmes një kumtese informuan se kanë marrë email nga “Enekod” në të cilin njoftojnë se nuk do të kenë mundësi t’i paguajnë pagat e të punësuarve.

“Bankat kreditore e informojnë opinionin dhe të punësuarit në Feni se sot në mëngjes morën email nga Rajço Katsarov prej Enekod, me të cilën krahas dorëzimit me shkrim të ofertës për ndërmarrjen e Fenit, njoftojnë se lidhur me parakushtin e vendosur nga ana e bankave kreditore, nuk do të kenë mundësi t’i paguajnë pagat e të punësuarve në Feni”, thuhet në kumtesën nga bankat – kreditore.

Bankat kreditore paraprakisht kumtuan se bashkëbisedues i tyre relevant mund të jetë vetëm ajo kompani e cila do të paguajë dy pagat e mbetura për të punësuarit dhe një pjesë të obligimeve të skaduara ndaj bankave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat