Neser në ora 12 fillon debati për marrjen e imunitetit të deputetëve të akuzuar për ngjarjet në Kuvend - Bota Sot
Neser në ora 12 fillon debati për marrjen e imunitetit të deputetëve të akuzuar për ngjarjet në Kuvend

Maqedonia

E enjte, 14 dhjetor 2017

Neser në ora 12 fillon debati për marrjen e imunitetit të deputetëve të akuzuar për ngjarjet në Kuvend

Më: 29 nëntor 2017 Në ora: 23:27
Ilustrim

Kryetari i Komisionit për Çështjet e Mandatit dhe Imunitetit, Pavle Bogoevski, e caktoi sesionin nesër në orën 12 për të diskutuar kërkesat për paraburgim për deputetët e VMRO-DPMNE-së Johan Tarçullovski, Krsto Mukoski, Ljuben Arnaudov, Sasho Vasilevski, Zhaklina Peshevska dhe deputeti i Partisë Socialiste Ljupço Dimovski.

Kryetari i Parlamentit Talat Xhaferi njoftoi sot gjykatën se ai kishte paraqitur kërkesën në Komision, pas së cilës Komisioni e kishte caktuar seancën.

Komisioni është i detyruar të marrë në konsideratë kërkesën, përkatësisht njoftimin dhe brenda dy ditëve t’i paraqesë një raport Kryetarit të Kuvendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test