Ministri malazez i Mbrojtjes për vizitë në Maqedoni

Maqedonia

Ministri malazez i Mbrojtjes për vizitë në Maqedoni

Më: 30 nëntor 2017 Në ora: 09:00
Ministri malazez i Mbrojtjes

Me ftesë të ministres së Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, sot për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë do të qëndrojë ministri i Mbrojtjes të Malit të Zi, Predrag Boshkoviq.

Është paraparë takim i dy ministrave, pas çka do të mbahet edhe takim i dy delegacioneve.

Ministrat e Mbrojtjes të Maqedonisë dhe Malit të Zi më pas në kazermën “Goce Dellçev” do të marrin pjesë dhe do të flasin me rastin e betimit solemn dhe promovimin e kadetëve të Akademisë ushtarake.

Minsitri Boshkoviq në suaza të vizitës do të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi, kryeministrin, Zoran Zaev dhe presidentin e RM-së, Gjorge Ivanov.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat