Kuvendi sot vendosë për marrjen e imunitetit të gjashtë deputetëve të OBRM-PDUKM-së

Maqedonia

Kuvendi sot vendosë për marrjen e imunitetit të gjashtë deputetëve të OBRM-PDUKM-së

Më: 1 dhjetor 2017 Në ora: 09:18
Kuvendi i Maqedonisë

Kuvendi i Maqedonisë sot do të mbajë seancë në të cilën do të vendosë për marrjen e imunitetit për gjashtë deputetë të OBRM-PDUKM-së, pasi ndaj tyre është caktuar masë e paraburgimit si të dyshuar për ngjarjet e 27 prillit.

Për marrjen e imunitetit të tyre është e nevojshme shumicë e thjeshtë prej 61 votave.

Me këtë edhe përfundon procedura e paraparë në Rregullore të Kuvendit dhe Kushtetutë për marrjen e imunitetit të deputetëve, Krste Mukoski, Johan Tarçullovski, Sasho Vasilevski, Zhaklina Peshevska, Ljuben Arnaudov dhe Ljupço Dimovski.

Seancën Talat Xhaferi e caktoi pasi dje Komisioni për Çështje të Mandatit dhe Imunitetit me votim njëzëri vendosi që t’u ndërpritet mandati deputetëve të dyshuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat