Zyrtare: Deputetët e Gruevskit i pret burgu

Maqedonia

Zyrtare: Deputetët e Gruevskit i pret burgu

Më: 1 dhjetor 2017 Në ora: 13:20
Kuvendi i Maqedonisë

Me shumicë votash Kuvendi miratoi kërkesat e Gjykatës Themelore Shkupi 1 për heqjen e imuniteti të 6 deputetëve të OBRM-PDUKM-së dhe partive në koalicion.

Deputetët Krsto Mukovski, Johan Tarçullovski, Zhaklina Peshevska, Ljuben Arnaudovski, Ljupço Dimovski dhe Sasho Vasilevski nuk janë më deputet në Kuvend.

Në votim prezent ishin 67 deputetë dhe vendimet u miratuan unanimisht, ndërsa seanca u bojkotua nga deputetët e OBRM-PDUKM-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat