Ish-komandant Hoxha ka një lajm nga Tanusha - Bota Sot
Ish-komandant Hoxha ka një lajm nga Tanusha

Maqedonia

E enjte, 14 dhjetor 2017

Ish-komandant Hoxha ka një lajm nga Tanusha

Më: 1 dhjetor 2017 Në ora: 19:03
Xhezair Shaqiri

Xhezair Shaqiri i njohur si komandant Hoxha ka një lajm të mirë nga Tanusha, ku ai këto ditë po qëndron atje për të shijuar bukuritë e borës që ka mbuluar malet e Karadakut të Shkupit.

Shaqiri ka theksuar se kur kalon aty kohën, ndjenë një rehati dhe qetësi dhe shijon bukuritë që dhuron ky vendbanim i pasur malor.

“Tanusha vendlindja e UÇK-së. Bjeshkët me borë të Karadakut kanë rehati, bukuri dhe qetësi”, ka shkruar Shaqiri.

Ai së fundi është kthyer në Shkup, pas përmbylljes së një rasti që ngarkonte ate me një vepër të montuar penale. Xhezair Shaqiri megjithatë më shumë dëshiron që të kalojë kohën në këtë zonë malore sesa në Shkup.

Ish-komandanti i UÇK-së së fundi ka pushuar nga aktivitetet politike dhe se në dy ciklet e fundit zgjedhore në Maqedoni nuk ka qenë i implikuar në asnjë parti politike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test