Vazhdojnë reshjet e shiut, më shumë shi në Kriva Pallankë, më pak në Kumanovë

Maqedonia

Vazhdojnë reshjet e shiut, më shumë shi në Kriva Pallankë, më pak në Kumanovë

Më: 2 dhjetor 2017 Në ora: 10:52
Ilustrim

Sasi më e madhe e shiut ka rënë në Kriva Pallankë, ndërsa më pak në Kumanovë. Informatat e fundit nga Drejtoria për punë hidro-meteorologjike tregojnë se në Kriva Pallankë kanë rënë 66 litra shi në metër katror, ndërsa në Kumanovë 21 litra në metër katror.

Përveç Kriva Pallankës, shumë shi ka ra edhe në Manastir – 48 litra, në Ohër dhe Topollçan – 46, në Dibër – 45, Pretor – 44, Mavrovë, Vinicë dhe Krushevë -43, Pozharan – 42, Lazaropojë – 41, Dojran dhe Tetovë -40, Berovë -35, Shtip – 34, Strumicë – 30, ndërsa nën 30 litra në metër katror në Demir Kapi – 27, Shkup – 26, Gjevgjeli – 23 dhe Prilep -22 litra në metër katror.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat