Jeremiq: Gruevski bën larjen e parave me ndihmën e Qeverisë së Serbisë - Bota Sot
Jeremiq: Gruevski bën larjen e parave me ndihmën e Qeverisë së Serbisë

Maqedonia

E hënë, 11 dhjetor 2017

Jeremiq: Gruevski bën larjen e parave me ndihmën e Qeverisë së Serbisë

Më: 2 dhjetor 2017 Në ora: 11:05
Vuk Jeremiq

Politikani serb Vuk Jeremiq i cili tani është udhëheqës i Partisë Kombëtare në një intevistë pohon se njerëzit e afërt të regjimit të mposhtur të Nikolla Gruevskit janë në panikë dhe bëjnë çdo përpjekje për të tërhequr paratë e fituara përmes formës së korruptuar të qeverisjes dhe për atë kanë marrë ndihmë edhe nga autoritetet serbe.

Ai u bëri thirrje autoriteteve serbe që të fillojnë një hetim për marrëdhëniet në mes drejtorit Vojislav Sparval të kompanisë SCMG e cila bleu kombinatin ’14 tetori’ nga Krusheva me ish-qeverinë e Maqedonisë.

”Ata janë njerëzit e atij regjimi dhe mbi të gjitha Sasho Mijallkovi, ish-kreu i Sigurisë dhe Kundërzbulimit dhe “dora e djathtë” e Gruevskit, i cili filloi me panik të tërheqë paratë e fituara përmes aktiviteteve të korruptuara në Maqedoni dhe t’i vendosë në skema të ndryshme, përmes oazave të taksave, Holandës, dhe në rastin e “14 tetorit”, përmes Republikës Çeke”, ka thënë Jeremiç.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test