Ministri i Kulturës pyet se me çka u solidarizuan mbrëmë aktorët e TKM-së - Bota Sot
Ministri i Kulturës pyet se me çka u solidarizuan mbrëmë aktorët e TKM-së

Maqedonia

E mërkurë, 13 dhjetor 2017

Ministri i Kulturës pyet se me çka u solidarizuan mbrëmë aktorët e TKM-së

Më: 2 dhjetor 2017 Në ora: 14:42
Robert Allagjozovski

Ministri i kulturës, Robert Allagjozovski vlerëson se veprimi i mbrëmshëm i aktorëve të TKM-së, të cilët nuk e realizuan shfaqjen “Toka e askujt”, në shenjë solidariteti me aktorin Vllado Jovanovski, është një dëshmi shtesë se Maqedonia akoma nuk është e çliruar nga partizimi shumëvjeçar në sferën e kulturës.

“Vlerësoj se çdo qëllim i ngjashëm në të ardhmen nuk do të jetë i mirë as për zhvillimin e kulturës, e as në demokratizimin e institucioneve të kulturës. Me kë dhe me çka saktësisht u solidarizuan mbrëmë aktorët?”, pyeti Allagjozovski gjatë konferencës për shtyp në TKM.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test