Vesel Memedi në opozitë, Bujar Osmani mbetet jasht kabinetit

Maqedonia

Vesel Memedi në opozitë, Bujar Osmani mbetet jasht kabinetit

Më: 3 dhjetor 2017 Në ora: 07:33
Vesel Memedi dhe

Aktualisht po zhvillohen bisedime mes partnerëve të koalicionit për një rekonstruim të mundshëm qeveritar dhe s’fundmi temë bisede është edhe Ministria e Pushtetit Lokal e cila i është ofruar Ziadin Selës nga ana e Kryeministrit Zaev në paket me pozicionin e zv.Kryeministrit për Eurointegrime.

Si duket Zaev nuk ka më nevoj për votën e Vesel Memedit në Kuvendë edhe për faktin se egzistojnë dyshime për përfshirjen e tij në ngjarjet e 27 prillit.

Edhe javorja Fokus ka dhënë disa variante të mundshme,sipas Fokus, Ministrja aktuale e Arsimit, Renata Deskoska do të mbetet ministre, por do të bëjë transfer në resor tjetër, kështu që nga Ministria e arsimit do të ulet në kolltukun e ministrit të drejtësisë, shkruan Fokus duke u thirrë në burime jozyrtare.

Sipas Tv alsat mësohet se së fundi në bisedimet mes partnerëve është hedhur edhe mundësia e një posti të ri, të një zv/kryeministri, që do t’i jepej partisë së Zijadin Selës edhe atë sipas gjitha gjasave ASh do të marrë vendin e Bujar Osmanit për shkak të një procedure para-hetimore që po zhvillon PSP ndaj Bujar Osmanit..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat