OBRM-PDUKM: Gruevski dhe Mijallkov nuk kanë biznese kriminale në Serbi

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Gruevski dhe Mijallkov nuk kanë biznese kriminale në Serbi

Më: 3 dhjetor 2017 Në ora: 11:37
OBRM-PDUKM

Pas akuzave nga politikani serb, Vuk Jeremiq, se Gruevski dhe Mijallkov kanë biznese kriminale në Serbi kanë reaguar nga partia opozitare OBRM-PDUKM. Përmes një njoftimi me shkrim kanë mohuar këto akuza duke i quajtur defokusim të opinionit nga mediat e e financuar nga LSDM.

“As kryetari Nikolla Gruevski, as edhe Sasho Mijallkov nuk kanë asnjë lidhje me privatizimin e fabrikave në Serbi. As Gruevski, as Mijallkov nuk kanë tërhequr para nga Maqedonia për të blerë kompani në Serbi, ashtu siç raportojnë mediumet nën kontrollin e LSD-së. Zoran Zaev dhe LSD kanë nevojë për të defokusuar opinionin me çdo manipulim për të fshehur turpin që qytetarët çdo ditë e përjetojnë”, kumtojnë nga OBRM-PDUKM.

Në komunikatë mes tjerash theksohet se “të dënuarit për likuidimin e djemve në Liqenin e Smillkovcit lëshohen që të mbrohen në liri për veprën penale për terrorizëm, ndërsa burgosen patriotë që kur ngroh diell janë ata të cilët e duan atdheun”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat