Seancë e përbashkët e Qeverive të Shqipërisë dhe Maqedonisë më 15 dhjetor

Maqedonia

Seancë e përbashkët e Qeverive të Shqipërisë dhe Maqedonisë më 15 dhjetor

Më: 3 dhjetor 2017 Në ora: 16:50
ilustrim

Qeveritë e Shqipërisë dhe Maqedonisë më 15 dhjetor në Pogradec do të mbajnë seancë të përbashkët qeveritare.

Përfaqësuesit e Qeverive të dy shteteve, siç thuhet në kumtesën e Qeverisë së Maqedonisë, kanë dakorduar datën dhe vendin për seancën e përbashkët të Qeverive.

Është paraparë shqyrtimi i më shumë temave në seancën e përbashkët në Pogradec, ndërsa në fokus do të jetë avancimi i bashkëpunimit të ndërsjellë në më shumë sfera.

Qeveria e kryeministrit Zaev më 23 nëntor në Strumicë mbajti seancë të përbashkët me Qeverinë bullgare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat