Vajza e Çavkovit: Babai im nuk është terrorist

Maqedonia

Vajza e Çavkovit: Babai im nuk është terrorist

Më: 3 dhjetor 2017 Në ora: 20:45
Vajza e Çavkovit

Babai im Mitko Çavkov nuk ka bërë asgjë që të meritojë trajtim të këtillë, nuk kanë bërë as të paraburgosurit tjerët, gjëja e vetme që ata janë fajtorë është që e donin Maqedoninë, ka thënë në marshin e sotëm protestues vajza e ish ministrit Mitko Çavkov, Zorica Çavkova.

“Babai im nuk është terrorist, nuk janë terrorist as edhe kolegët e tjerë që kanë punuar gjatë kohë në MPB. Kanë luftuar për sigurinë e këtij shteti, sigurinë e qytetarëve të Maqedonisë. Nuk janë terroristë as edhe Igor Durllovski, as Boris Damovski e Bogdan Ilievski, këtë e di, e dini edhe ju, e gjithë Maqedonia e dinë këtë, nuk janë terroristë”, ka thënë Çavkova.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat