Të reshurat në Maqedoni nuk janë të dëmshme për bujqësinë

Maqedonia

Të reshurat në Maqedoni nuk janë të dëmshme për bujqësinë

Më: 4 dhjetor 2017 Në ora: 10:28
Foto ilustrim

Agrometeorologët thonë se të reshurat e javës së kaluar në Maqedoni janë mjaft të mirëseardhura për bujqësinë.

Sipas tyre, vala e lagështisë nuk ishte e rrezikshme për ndonjërën nga kulturat bujqësore, e as që do të shkaktojë ndonjë problem pasi që dheu është mjaft i thatë dhe ka kapacitet për të absorbuar shiun.

Angello Angelloski thotë për agjencinë AIM se të reshurat nuk ishin intenzive dhe se kjo është e mirë për bujqësinë, duke shtuar se toka ishte e thatë dhe të reshurat nuk do të shkaktojnë probleme.

Ai thekson se lagështia sipërfaqësore është e mjaftueshme që të mbijnë farërat, por nuk mjafton për ambientim për dimër. Angelloski thotë se duhet që të ngritet niveli i ujrave nëntokësor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat