Kallëzim penal për dy shtetas të Shqipërisë për bartje të drogës nga Shipëria përmes Maqedonisë për në Greqi

Maqedonia

Kallëzim penal për dy shtetas të Shqipërisë për bartje të drogës nga Shipëria përmes Maqedonisë për në Greqi

Më: 4 dhjetor 2017 Në ora: 12:54
Ilustrim

Sektori i Punëve të Brendshme-Manastir dje deri te Prokuroria Themelore Publike paraqiti kallëzim penal kundër R.A (45) dhe B.G (33) nga Shqipëria për shkak ekzistimit të dyshimit se kanë kryer vepër penale “prodhim i paautorizuar dhe shitje të drogave narkotike, substancave psihotrope dhe prekusore”, është parashikuar edhe dënim sipas nenit 215 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë.

Do të thotë dy të akuzuarit së bashku me një person të panjohur në mënyrë të paautorizuar kanë shitur drogë që e kanë pakuar në 38 qese pastaj i kanë shtyrë në dy torba udhëtuese dhe prej në Shqipëri janë drejtuar kah Maqedonia që të bëjnë transportimin e drogës për në Greqi.

Të shtunën pas mesnate rreth orës 1 e 30 ato janë vërejtur nga ana e shërbimeve policore. Pas një kohe të shkurtër R.A dhe B.G janë zënë në afërsi të vijës kufitare me të dy torbat e marihuanës, ndërsa personi i tretë ishte drejtuar në një drejtim të panjohur. Nga analiza e kryer është konstatuar se në torbë ka pasur 38 qese të pakuara me marihuanë me masë të përgjithshme neto prej 38.1 kilogram. Në torbë ka pasur edhe 201 gram hashash dhe rreth 350 rrëshirë hashashi. Nga ana e gjykatësit të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore Manastir dy të akuzuarve u është përcaktuar masë paraburgimi prej 30-ditësh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat