Gostivar, tentohet të përdhunohet një studente nga Turqia

Maqedonia

Gostivar, tentohet të përdhunohet një studente nga Turqia

Më: 4 dhjetor 2017 Në ora: 14:49
Policia

Dje në orët e para të mëngjesit në rrugën “Braqa Ginovski” në Gostivar është sulmuar një vajzë me iniciale E.G (21) nga Turqia, studente në Gostivar, njofton Portalb.

Ajo u kap nga një person i panjohur, i cili me forcë e tërhoqi pas ndërtesës dhe u përpoq ta përdhunojë. Pasi që personi i panjohur deri tani dështoi që t’ia arrijë qëllimit, ia mori çantën në të cilën ajo kishte telefon celular dhe rreth 600 denarë.

Policia po merr masa për gjetjen e personit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat