Planifikohet ulja e numrit të lëndëve nëpër shkolla

Maqedonia

Planifikohet ulja e numrit të lëndëve nëpër shkolla

Më: 4 dhjetor 2017 Në ora: 14:54
Zoran Zaev

Nxënësit në Maqedoni kanë shumë lëndë mësimore, ndërsa kanë përgatitje jo të duhur, në sistemin arsimor deri tani shumë është eksperimentuar, ndërsa më së shumti kanë pësuar fëmijët, nxënësit dhe studentët. Maqedonisë i nevojitet sistem arsimor që në të ardhmen vetëm se do të përmirësohet, jo çdoherë të ndryshohet.

Këto janë pjesë e porosive që dërgoi kryeministri Zoran Zaev në paraqitjen e tij në Konferencën për arsim në organizim të UNICEF-it.

Ai ka thënë se qeveria veç më ka filluar me revizionin e programeve dhe planeve arsimore, ndërsa ka filluar edhe revizioni i librave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat