Maqedoni, mbi 130 mijë persona të punësuar në administratën publike

Maqedonia

Maqedoni, mbi 130 mijë persona të punësuar në administratën publike

Më: 4 dhjetor 2017 Në ora: 15:06
Ilustrim

Numri nëpunësve në administratën publike është më i lartë se sa shifrat që prezanton Ministria për shoqëri informative dhe administratë. Avokati i popullit, Ixhet Memeti, në intervistën për emisionin “Pa teklif” në Almakos, ka deklaruar se numri i nëpunësve në administratën publike ka shkuar në mbi 130 mijë. Mehmeti ka shtuar se këto shifra nuk janë përfundimtare, sepse të dhënat që i disponon zyra e tij nuk përfshinë punësimet me marrëveshje në vepër.

 “Të dhënat që i ka Ministria  e Shoqërisë Informatike janë diku 115 mijë, bile edhe ministri doli në një prononcim publik. Unë kam të dhëna se në sekrotin publik, unë që i kam siguruar, ka  130 mijë të punësuar. Jashtë kësaj mund të ketë edhe një numër të caktuar në bazë të kontratave në vepër, që atje ka manipulime edhe më të mëdhaja për qëllime politike.”- thotë Avokati I Popullit.

(video e mancevskit duke treguar shifrat e të punësuarve në administratë katër muaj më parë)

Memeti kritikon edhe punësimet në bazë të parimit të përfaqësimit të etniteteve në administratën publike. Sipas tij punësimet janë bërë në mënyrë krejt të gabuar sepse në vend se qytetarët të ndieheshin pjesë e insittucioneve, u krijua një ndasi e re etnike, shqiptarët do të punësohen në një institucion, maqedonasit në një tjetër.

“Unë vite më rradhë kritikoj mënyrën e qasjes dhe realizimit të këtij parimi për hir të asaj se ke konkurset grupore, ato janë tmerr. Sa herë që ka pasur konkurs për të punësuar 2000 persona, 3000 persona, kur unë kam hapur procedurë dhe kam kërkuar të di se përse e bëjnë këtë sqarimi ka qenë se “pasi t’i pranojmë do të shohim se si do t’i sistemojmë”

Përpos këtyre anëve negative kjo mënyrë e punësimit pa asnjëlloj kriteri profesional demotivon të rinjët. Duke ju garantuar një rrogë prej 200 euro dhe duke mos i angazhuar në punën për të cilën figuron se janë punësuar pengohet avancimi i tyre, dhe krijohen një situatë e cila i stagnon të rinjët në çdo aspekt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat