“Monstra”, masa shtesë për praninë e të akuzuarve

Maqedonia

“Monstra”, masa shtesë për praninë e të akuzuarve

Më: 4 dhjetor 2017 Në ora: 16:20
“Monstra”

Gjykata supreme sot ka publikuar masat tjera parandaluese me të cilat do të sigurojë praninë e të akuzuarve të rastit Monstra, në procedurën vijuese.

Siç thuhet në vendimin e Gjykatës “Të akuzuarit lëshohen në liri por u përcaktohen masa tjera parandaluese për të siguruar praninë e tyre siç janë: ndalesë për të lëshuar venbanimin, respektivisht të akuzuarit i ndalohet të qëndrojë jashtë qytetit të Shkupit, gjithashtu të akuzuarit duhet të paraqiten tek personi zyrtar të cilin paraparakisht do ta caktojë Gjykata Themelore Shkupi 1 dhe atë çdo të martë dhe të premte në periudhën prej orës 12 deri në orën 14”.

Tashmë tre ditë të akuzuarit e rastit Monstra po adaptohen në ambientet familjare, mirëpo këtë fat nuk e përjetoi edhe Fejzi Haziri i cili vazhdon të mbetet në burgun e Shtipit për shkak se akuzohet edhe për një rast tjetër për të cilën i është shqiptuar masa e dënimit prej 6 vjet e gjysëm. Avokati Naser Raufi thotë se rasti për të cilin akuzohet Haziri është i ndërlidhur me rastin Monstra, që jep shpresë për një përfundim pozitiv të lëndës.

"Fejziu është edhe me një aktgjykim tjetër i cili është i plotfuqishëm ku është i dënuar me 6 vjet e gjysëm burg kinse për armëmbajtje. Kjo është lëndë që i përket dhe kauzalitet me lëndën e Monstrës. Praktikisht prokuroria e vjetër me direktivat e asaj kohe e montoi këtë lëndë për gëzhojat që ta ketë si argument në lëndën e montuar. Paraburgimin që e ka pas i akuzuari Fejzi Haziri këtu nuk mund të llogaritet të ky dënim por është momenti i mirë që janë të lidhura këto raste, është praktikisht e qartë që rasti i Bilimbegut përdoret te aktgjykimi dhe montimi i Monstrës" – deklaroi avokati Naser Raufi.

Ndërsa disa nga të akuzuarit e rastit Monstra u liruan, shumë nga mbështetësit e tyre që përmes protestave të organizuara vite më parë kërkuan drejtësi për këtë rast vazhdojnë akoma ta vuajnë dënimin me burg. Fatmir Abdullai, është babai i Adnan Abdullait i cili ishte në mesin e gjashtë të dënuarve që përfunduan në burg, duke kërkuar drejtësi në gjykimin e rastit “Monstra”.

"Përjetuam gëzimin e lirimit dhe argumenteve që u dëshuman se kemi pas të drejtë që kemi dal në protesta edhe e dyta është se u emocionuam që djali im vazhdon ta mbaj burgun. Djali ka mbajt dy vjet burg, tash ka edhe pesë muaj. Tash unë i bëj pyetje Gjyqit Suprem me cfarë kredibiliteti edhe pas kësaj që u dëshmua vazhdon me orë dhe ditë t’i mbajë. Të vërtetojnë pafajësinë e djalit tim dhe grupit të tjerëve, se nuk është vetëm djali im dhe të shohim më tutje se si po rrjedhin gjërat. Ne nuk kemi nevoj për amnisti se burgun gati po e përfundon, ne kemi nevojë për rigjykim, të argumenthet se cfarë dëmi ka bërë Ademi, dëshirojmë ta dimë" – tha Fatmir Abdullai, babai i Adnan Abdullai.

Muharem Bardhi, Adem Abdullai, Muharrem Isa, Rami Buçi, Arian Rexhepi dhe Enur Iljazi, janë emrat e gjashtë protestuesve që përfunduan në burg, duke kërkuar drejtësi në gjykimin e rastit “Monstra”. Personat në fjalë thonë se drejtësinë do ta kërkojnë deri në fund, në rast se paraqitet nevoja edhe në Gjykatën e të drejtave të njeriut në Strazburg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat