”Georgievski të kthehet në krye të OBRM-PDUKM-së”

Maqedonia

”Georgievski të kthehet në krye të OBRM-PDUKM-së”

Më: 4 dhjetor 2017 Në ora: 17:08
Nikolla Gruevski dhe Stojançe Angellov

Ish-zyrtari i OBRM-PDUKM-së dhe kryetari i ”Dostoinstvo” Stojançe Angellov i është kthyer aktualitetit politik duke thënë se për kryetar të OBRM-PDUKM-së, pas Nikolla Gruevskit duhet të emërohet përsëri, Ljubço Georgievski pasi ai është zgjidhja më e mirë për të mirën e partisë.

”Ka një perceptim se në parti ka një përplasje të anëtarëve të vjetër dhe të rinj. Kjo situatë mund të tejkalohet me një fytyrë me autoritet si Ljubço Georgievski. Ai është themelues dhe kryetari i parë i partisë. Ai me autoritetin e tij do të qetësonte të gjithë që janë të hidhëruar në periudha të ndryshme të këtyre 25 viteve” ka thënë Angellov.

Përndryshe Georgievski dhe Angellov kanë qenë disa herë në koalicion në ciklet e fundit zgjedhore por nuk kanë mundur të marrin asnjë ulëse në Kuvend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat