Deputetët e VMRO-së bojkotojnë Komisionin Juridik

Maqedonia

Deputetët e VMRO-së bojkotojnë Komisionin Juridik

Më: 4 dhjetor 2017 Në ora: 18:06
Deputetët e VMRO-së

Propozim-buxheti për vitin 2018 filloi të shqyrtohet edhe në Komisionin Juridik Ligjvënës në Kuvend. Përderisa nga e marta e javës së kaluar Komisioni për financim dhe Buxheti, nuk ka mbajtur seancë për të shqyrtuar buxhetin, deputetët sot diksutuan në Komisionin juridik ligjvënës, por në mungesë të deputetëve të VMRO-DPMNE-së.

Prej kur gjashtë deputetët e opozitës maqedonase u arrestuan për ngjarjet e 27 prillit, deputetët e VMRO-DPMNE-së i kanë bojkotuar seancat e komisioneve dhe ato plenare. Nga VMRO, jozyrtarisht thonë se ende nuk kanë marrë vendim përfundimtar nëse do të bojkotojnë në tërësi punën e Kuvendit ose jo.

Nga partia opozitare maqedonase thonë se për shkak të revanshizmit të dukshëm të pushtetit ndaj deputetëve të VMRO-DPMNE-së, mundet edhe të prishet bashkëpunimi por edhe konsenzusi për çështjet e rëndësishme. Ishte i pamundur kontakti me kryetaren e Komisionit për financa dhe Buxhet, deputeten e VMRO-DPMNE-së, Liljana Kuzmanovska, për të na treguar nëse do të vazhdojë punën ky komision për shqyrtimin e buxhetit. Kuzmanovska e ka caktuar seancën për të martën.

E nëse deputetët e VMRO-DPMNE-së do të marrin pjesë në këtë seancë ende nuk dihet. Nëse kryetarja e Komisionit për Financa dhe Buxhet e Liljana Kuzmanovsa, vazhdon të anulojë seancën e Komisionit për Financa dhe Buxhet, atëherë atë do ta vazhdojë deputeti i LSDM-së, Vasko Kovaçevski, i cili për këtë punë është caktuar nga kryetari i parlamentit Talat Xhaferi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat