VMRO paralajmëron bllokimin e disa udhëkryqeve

Maqedonia

VMRO paralajmëron bllokimin e disa udhëkryqeve

Më: 5 dhjetor 2017 Në ora: 07:30
VMRO-DPMNE

Partia opozitare VMRO-DPMNE-ja vazhdon me protestat kundër arrestimeve të 36 personave lidhur me ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit.

Nga VMRO njoftuan se  sot do t’i bllokojnë disa udhëkryqe në periudhën nga ora 15:00-17:00.

“Institucionet shtetërore dhe shteti janë të pushtuar nga junta e pushtetit. Sistemi gjyqësor punon nën diktimin e akuzave të konstruuara për kundërshtarët politikë të pushtetit. Rasti i montuar për terrorizëm kundër, siç thuhet 36 patriotëve të Maqedonisë tërësisht është i pabazë dhe është me qëllim të frikësimit të secilit i cili vendos të ngritë zërin kundër këtij pushteti jodemokratik”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.

Do të bllokohen udhëkryqet në vijim:

– Udhëkryqi te QT Mavrovasja;

– Udhëkryqi midis rrugëve “vasil Çakalarov” dhe “Angel Dinev” në Karposh;

– Udhëkryqi te “Rampa” në lagjen Kisela Vodë.

Njëherit VMRO-DPMNE-ja do të organizojë edhe protestë para Ministrisë së Drejtësisë në rrugën “Dimitrija Çupovski”, sot në orën 18:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat