Zaev në vizitë dyditore në Bruksel, do të zhvillojë takime të rëndësishme

Maqedonia

Zaev në vizitë dyditore në Bruksel, do të zhvillojë takime të rëndësishme

Më: 5 dhjetor 2017 Në ora: 13:14
Kryeministri Zoran Zaev

Kryeministri Zoran Zaev sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë pune dyditore në Bruksel, ku, siç paralajmërohet , do të takohet me kryetarin e Komisionit Evropian Zhan Klod Junker, me kryetarin e Parlamentit Evropian Antonio Tajani, me përfaqësuesen e lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe siguri Federika Mogerini dhe me eurokomisarin për politikë fqinjësore dhe zgjerim Johanes Han.

Takimi me kryetarin e KE-së Zhan Klksod Junker, është i pari që ai do ta ketë me kryeministrin e Maqedonisë.

Në kuadër të kësaj vizite dyditore në Bruksel, kryeministri Zaev do të marrë pjesë në debatin në temë “Maqedonia dhe rajoni në Ballkanin Perëndimor në rrugën drejt anëtarësimit në BE” në organizim të Qendrës për Studime Politike Evropiane, si dhe në tribunën “Maqedonia përmes revolucionin laraman: Mundësi të reja për inkuadrim të suksesshëm në BE”, në organizim të Fondacionit Fridrih Ebert në Bruksel.

Në delegacionin që e kryeson kryeministri Zaev, janë edhe zëvendëskryeministri Bujar Osmani, ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski dhe sekretari i përgjithshëm i Qeverisë së RM-së Dragi Rashkovski, informojnë nga shërbimi qeveritar për media.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat