Vërshimet, Çairi ndihmon Shqipërinë

Maqedonia

Vërshimet, Çairi ndihmon Shqipërinë

Më: 5 dhjetor 2017 Në ora: 16:51
Çairi

Në shenjë solidarizimi pas fatkeqësisë natyrore që kaploi territorin e Shqipërisë, Komuna e Çairit për rajonet e vërshuara dërgon si ndihmë mjete ushqimore dhe higjienike.

Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu për aksionin e ndërmarrë humanitar theksoi: “Bashkëndjejmë me dhembjen e tyre në këto ditë të vështira duke qenë me ta në çdo hap të kësaj sprove që i ka kapluar. Shkupi i ka ende të freskëta kujtimet e vërshimeve të vitit të kaluar dhe ne të gjithë e dimë çdo të thotë të kesh nevojë për një dorë vëllazërore, për t’u ngritur sërish e të vazhdosh më tutje.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat