Një shtetas i Maqedonisë fiton çmim ndërkombëtar për të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit

Maqedonia

Një shtetas i Maqedonisë fiton çmim ndërkombëtar për të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit

Më: 5 dhjetor 2017 Në ora: 17:25
Ilustrim

Është publikuar lista e të përzgjedhurve të Këshillit franko-gjerman të ministrave për Çmimin franko-gjerman për të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit..

Ky vit është i dyti me radhë që bën këtë përzgjedhje ndaj mbrojtësve të përkushtuar të të drejtave të njeriut në botë. Sipas këshillit këta njerëz kanë kryer punë të jashtëzakonshme dhe të palodhshme në vendet e tyre për të mbrojtur të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjitFituesit e çmimit do të marrin diplomë dhe medalje që simbolizon përkushtimin e tyre aktiv. Fituesit janë nga vendet e ndryshme si nga Maqedonia, Turqia, Nepali, Nigeria, Bolivia, etj.

I përzgjedhur i Maqedonisë si mbrojtës i të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit është Bekim Asani, i cili bën pjesë në shoqatat për mbrojtjen e të drejtave të komunitetit LGBTI në Maqedoni. Listën e plotë e gjeni në këtë vegëz.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat