Donacion amerikan për Ushtrinë e Republikës së Maqedonisë

Maqedonia

Donacion amerikan për Ushtrinë e Republikës së Maqedonisë

Më: 5 dhjetor 2017 Në ora: 20:29
Gjorgji Ivanov në kazermën e Velesit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndarë 1.4 milion dollarë për qendrën për simulim të Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë. Këtë donacion e promovuan ambasadori, Jess Baily dhe presidenti i shtetit, Gjorgji Ivanov në kazermën e Velesit.

Sipas ambasadorit Baily, theksoi se ky donacion do të kontribuoj në forcimin e sigurisë të Maqedonisë, por edhe të aleatëve të saj. Ky donacion do të përmirësoj edhe kualitetin e stërvitjeve dhe do ta rritë nivelin e përgatitjes tek ushtria, thanë përfaqësues të ushtrisë.

“Kjo është edhe një prove e suksesit të bashkëpunimit tonë dhe provë se si duhet të investohet në këta sisteme. Kjo është një investim i shtrenjtë prej 1.4 milion dollarë, por në të njëjtën kohë bëhet fjalë për investim të mençur, e cila do ta ngrit përgatitjen e oficerëve, dhe mundësinë për të kryer operacione në kushte reale”, tha Jess Baily, ambasador.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat