Destani shpallet ”Honoris Causa” në Universitetin e Tetovës

Maqedonia

Destani shpallet ”Honoris Causa” në Universitetin e Tetovës

Më: 5 dhjetor 2017 Në ora: 23:10
Lazim Destani

Me një akademi solemne sot në Universitetin e Tetovës me rastin e 23 vjetorit të themelimit të këtij Universiteti I është ndarë titulli Doktor Honoris Causa, biznesmenit dhe filantropit të mirenjohur tetovar njëkohësisht pronarit të kompanisë Ecolog Lazim Destani.

Në këtë ceremoni morrën pjesë personalitete të larta nga jeta akademike, diplomatike, politike dhe shoqërore nga vendi, Kosova, Shqipëria, si dhe nga të gjitha trevat etnike shqiptare. Poashtu kishte të pranishëm edhe ambsador të vendeve të ndryshme në vend.

Duke u bazuar në vlerat e larta njerëzore, të arriturat në shumë sfera, kontributin shumëdimensional si në sferën e humanizmit, zhvillimin e kulturës dhe sportit, por edhe promovimin e çështjes kombëtare në rang botëror, duke pasur parasysh edhe faktin se zotëri Lazim Destani përveç që është një biznesmen i suksesshëm ai gjithashtu është edhe një filantrop i vërtetë në plotëkuptimin e fjalës senati i Universitetit të Tetovës në këtë përvjetor të themelimit të Universitetit vendosi që këtë çmim të ia ndajë pikërisht filantropit Lazim Destani. Në këtë ceremoni, të pranishmëve me fjalë rasti fillimisht ju drejtua Rektori i Universitetit të Tetovës,Prof.Dr Vullnet Ameti, i cili edhe zyrtarisht e shpalli të hapur këtë manifestim.

Në emër të komisionit recensues, prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar i Universitetit të Tetovës Prof. dr. Arbër Çeliku e lexoi referatin për ndarjen e çmimit Doctor Honoris Causa për filantropin Lazim Destani ku mes tjerash lexoi edhe disa pjesë nga biografia, veprimtaria dhe karriera shumë e begatë dhe e pasur e Lazim Destanit.

Pas marrjes së çmimit filantropi Lazim Destani u shpreh se ndjehet jashtëzakonisht i nderuar dhe i privilegjuar që Universiteti i Tetovës ka përzgjedhur pikërisht atë për t’i ndarë këtë çmim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat