Civil: Të dorëhiqen anëtarët e KSHZ-së dhe t’i kthejnë paratë

Maqedonia

Civil: Të dorëhiqen anëtarët e KSHZ-së dhe t’i kthejnë paratë

Më: 5 dhjetor 2017 Në ora: 23:37
Civil

Komisioni Shtetëror Zgjedhor sot ka reaguar ndaj deklaratës së Ambasadorit të SHBA-ve në Maqedoni, Jess Baily duke vendosur që t’i kthejë paratë e marra si bonuse për punën e tyre pas zgjedhjeve të tetorit.

Në këtë temë kanë reaguar edhe nga Qendra për Liri – Civil të cilët kanë kërkuar që anëtarët e KSHZ-së të kthejnë paratë dhe të japin dorëheqje.

”Vetëm kështu mund të pastrohen nga ajo çka kanë bërë. Ne gjatë kohë kemi paralajmëruar për keqpërdorime të institucioneve. KSHZ është shembulli më i mirë prej ku duhet të fillojnë reformat në shtet” thonë nga Civil.

Nga Civil gjithashtu kanë kërkuar edhe të ndryshohet ligji për zgjedhjet në Maqedoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat