Sot fillon gjykimi për lëndën ”Trajektorja” ku i akuzuar është edhe Nikolla Gruevksi

Maqedonia

Sot fillon gjykimi për lëndën ”Trajektorja” ku i akuzuar është edhe Nikolla Gruevksi

Më: 6 dhjetor 2017 Në ora: 08:53
Gjykata Penale në Shkup

Në Gjykatën Penale në Shkup duhet të fillojë gjykimi për lëndën ”Trajektorja” të Prokurorisë Speciale Publike (PSP).

Në këtë lëndë janë të akuzuar ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-zv.kryeministri Vlladimir Peshevski, ish-ministri i transportit dhe lidhjeve Mile Janakieski dhe ish-drejtori i Agjencisë së Rrugëve, Ljupço Georgievski.

Ata akuzohen se në periudhën 2012-2013 kanë ndërmarrë më shumë aktivitete me të cilat i kanë tejkaluar kompetencat e tyre duke dëmtuar shtetin me mbi 150 mijë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat