Fillon gjykimi për rastin "Trajektorja" - Bota Sot
Fillon gjykimi për rastin "Trajektorja"

Maqedonia

E shtunë, 16 dhjetor 2017

Fillon gjykimi për rastin "Trajektorja"

Më: 6 dhjetor 2017 Në ora: 10:13
"Trajektorja"

Në Gjykatën Penale sot duhet të fillojë gjykimi për lëndën “Trajektorja” të Prokurorisë Speciale Publike, në të cilën akuzohet ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-zëvendëskryeministri Vlladimir Peshevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski dhe ish-drejtori i Agjencisë për rrugë shtetërore, Lupço Georgievski.

Ata dyshohen se në gjysmën e dytë të vitit 2012 dhe gjatë vitit 2013 kanë ndërmarrë më shumë veprime, me të cilat në procedurën për zgjedhje të kompanisë për ndërtimin e akseve rrugore Milladinovc – Shtip – dhe Kërçovë – Ohër i kanë tejkaluar autorizimet e tyre. Me këtë ata i kanë shkaktuar dëm buxhetit shtetëror prej 155.117.172 euro, ndërsa kompanisë kryerëse i kanë mundësuar që të bëhet me pronë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test