Anëtarët e KSHZ-së për 18 muaj kanë marrë 30 paga

Maqedonia

Anëtarët e KSHZ-së për 18 muaj kanë marrë 30 paga

Më: 6 dhjetor 2017 Në ora: 10:46
Anëtarët e KSHZ-së

KSHZ-ja dje ka publikuar vendimin për pagesën e kompensimit pas zgjedhjeve lokale dhe Rregulloren për përcaktimin e kompensimit. Ambasadori i SHBA-së Xhes Bejli publikoi informacionet për bonuset në KSHZ, ndërsa anëtarët e Komisionit pas reagimit të opinionit paralajmëruan se do t’i kthejnë paratë.

Katër paga shtesë kanë marrë kryetari i KSHZ-së Aleksandar Çiçakovski, zv/kryetari Rexhep Prekopuca si dhe anëtarët e Komisionit Atana Urumov, Violeta Duma, Igor Milev, Subhi Jakupi, Sasho Srcev dhe Silvana Boneva.

Anëtarët e KSHZ-së Bedredin Ibraimi dhe Salije Asani kanë marrë dy paga neto në muajin e fundit.

Të punësuarit në KSHZ edhe vjet kanë marrë bonuse të njëjta. Tre rroga kanë marrë për zgjedhjet e pa mbajtura në prill 2016, pesë bonuse për zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe katër paga bonus për zgjedhjet lokale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat