Ndryshon Ligji për të falimentuarit në Maqedoni, përfitojnë të punësuarit në radio stacionet e mbyllura

Maqedonia

Ndryshon Ligji për të falimentuarit në Maqedoni, përfitojnë të punësuarit në radio stacionet e mbyllura

Më: 6 dhjetor 2017 Në ora: 17:30
Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë i kanë përshëndetur ndryshimet në Ligjin për të falimentuarit ku përfshihen edhe gazetarët e radiove të mbyllura publike që kanë marrë statusin e të falimentuarit.

Kjo u jep të drejtë këtyre gazetarëve që të marrin kompenzim mujor deri në pensionimin e tyre. Sipas organizatave të lartëpërmendura, me këtë veprim bëhet përmirësimi i pjesërishëm i padrejtësisë kur brenda natës u mbyllën një numër i madh radio stacionesh publike.

Ky ndryshim erdhi pas pranimit të kërkesave të SPG-së dhe SHGM-së të dorëzuara në gusht të këtij viti në Ministrinë për Punë dhe Politika Sociale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat