Këmbimi tregtar i Maqedonisë deri në muajin tetor arrin 10,9 miliardë dollarë - Bota Sot
Këmbimi tregtar i Maqedonisë deri në muajin tetor arrin 10,9 miliardë dollarë

Maqedonia

E diel, 17 dhjetor 2017

Këmbimi tregtar i Maqedonisë deri në muajin tetor arrin 10,9 miliardë dollarë

Më: 6 dhjetor 2017 Në ora: 23:53
Ilustrim

Gjithsej 10,9 miliardë dollarë është këmbimi tregtar i Maqedonisë në periudhën janar – tetor të vitit 2017, kumtoi Enti shtetëror për statistikë (ESHS).

Eksporti është 4.658 miliardë dollarë dhe shënon rritje prej 16,9 për qind, ndërsa importi arrin 6,246 miliardë ose 12,2 për qind më shumë.

Deficiti tregtar është 1,588 miliardë dollarë.

“Këmbimi tregtar tregon se më shumë janë eksportuar katalizatorë të bartësve me materiale të çmuara ose komponimet e tyre, seta të telave për ndezje, për automobila, aeroplanë dhe anije, feronikel dhe veshje. Në import më të përfaqësuara janë platina dhe legurat e platinës, të papërpunuara ose pluhur, vajrat e naftës dhe vajrat e marra nga minerale bituminoze (përveç lëndët e para), metale tjera nga grupi i platinës dhe legurëve të saj, të papërpunuara ose në formë të pluhurit dhe energjia elektrike”, thekson ESHS.

Në periudhën janar-tetor të vitit 2017, sipas vëllimit të përgjithshëm të këmbimit, Maqedonia, më së shumti ka tregtuar me Gjermaninë, Britaninë, Greqinë, Serbinë dhe Bullgarinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test