OBRM-PDUKM përsëri protestojnë para Ministrisë së drejtësisë - Bota Sot
OBRM-PDUKM përsëri protestojnë para Ministrisë së drejtësisë

Maqedonia

E martë, 12 dhjetor 2017

OBRM-PDUKM përsëri protestojnë para Ministrisë së drejtësisë

Më: 7 dhjetor 2017 Në ora: 00:41
Morri pjesë edhe vetë lideri i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski

OBRM-PDUKM sonte protestoi sërish para Ministrisë së drejtësisë për shkak të paraburgimit të pjesëmarrësve në ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë dhe ftuan të gjithë të marrin pjesë derisa të realizohet drejtësia.

Pjesëmarrësit e protestës, në të cilin morri pjesë edhe vetë lideri i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, thanë se të paraburgosurit duhet të lirohen dhe të mos ndiqen njerëzit e pafajshëm.

Paraprakisht, në periudhën nga ora 15 deri në ora 17, OBRM-PDUKM bllokoi udhëkryqet te “Mavrovasja”, ndërmjet rrugëve “Vasill Çakallarov” dhe “Angell Dinev” në Karposh dhe te “Rampa” në lagjen Kisella Voda.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test