Zaev po qëndron në Sofje, pjesëmarrës në konferencën për integrimin e Ballkanit

Maqedonia

Zaev po qëndron në Sofje, pjesëmarrës në konferencën për integrimin e Ballkanit

Më: 7 dhjetor 2017 Në ora: 08:48
Kryeministri Zoran Zaev

Kryeministri Zoran Zaev, sot do të marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare “Integrim më i fuqishëm rajonal i Ballkanit”, që mbahet në Sofje.

Në konferencën që do ta hapin kryeministri bullgar Bojko Borisov dhe drejtoresha e përgjithshme ekzekutive e Bankës Botërore Kristalina Georgieva, do të bisedohet për lehtësime kufitare në rajon, për intensifikimin e tregtisë, si dhe për TI rajonale dhe klasterë teknologjikë, me qëllim të hapjes së perspektivave për sektorin privat.

Zaev i shoqëruar nga zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev dhe minsitrat e Financave dhe Transportit dhe Lidhjeve, Dragan Tevdovski dhe Goran Sugareski, në Sofje arritën mbrëmë nga Brukseli ku pati takime me njerëzit e parë të Parlamentit Evropian dhe të Komisionit Evropian.

Në konferencën në Sofje do të marrin pjesë edhe kryeministrat e Shqipërisë dhe të Serbisë, Edi Rama dhe Ana Bërnabiq, presidentët të Malit të Zi dhe të Kosovës, Filip Vujanoviq dhe Hashim Thaçi, zëvendëskryeministri dhe ministër i Tregtisë së BeH-së Miro Shaporiq, si dhe eurokomisari për zgjerim dhe politikë fqinjësore Johanes Han.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat