Dimitrov në Këshillin e 24-të ministror të OSBE-së në Vjenë - Bota Sot
Dimitrov në Këshillin e 24-të ministror të OSBE-së në Vjenë

Maqedonia

E enjte, 14 dhjetor 2017

Dimitrov në Këshillin e 24-të ministror të OSBE-së në Vjenë

Më: 7 dhjetor 2017 Në ora: 08:49
Nikolla Dimitrov

Delegacion i udhëhequr nga ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, do të merr pjesë në këshillin e 24-të ministror të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), i cili do të mbahet sot dhe nesër në Vjenë.

Siç kumtoi MPJ-ja, shefi i diplomacisë Dimitrov do të ketë fjalim të tij në Këshillin e ministrave, ku do t’i prezantojë qëndrimet e Republikës së Maqedonisë.

Ministrat e punëve të jashtme të Këshillit të ministrave do të këmbejnë mendime për aktivitetet e Organizatës gjatë periudhës së kaluar njëvjeçare në kuadër të kryesimit austriak me OSBE-në. Pritet të miratohen edhe shumë vendime të cilat janë në domenin e kompetencave të OSBE-së, respektivisht të cilat kanë të bëjnë me tre dimensionet e tij: politiko – ushtarak, ekonomiko – ekologjik dhe human.

Në margjinat e këshillit të ministrave, ministri Dimitrov do të realizojë edhedisa takime bilaterale, njofotjnë nga MPJ-ja./Express/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test