Ambasadori Arsovski: Bisedimet në Bruksel janë tentim për “matjen e pulsit”

Maqedonia

Ambasadori Arsovski: Bisedimet në Bruksel janë tentim për “matjen e pulsit”

Më: 7 dhjetor 2017 Në ora: 11:49
Ambasadori Lupço Arsovski

Ambasadori Lupço Arsovski, i cili ishte përfaqësuesi i parë diplomatik i Maqedonisë në Greqi, në një intervistë për MIA-n thotë se nuk pret që në bisedimet për emrin të caktuara për të hënën në Bruksel ndërmjetësuesi Methju Nimic të dalë me propozim konkret.

“Mendoj se është shumë herët ose shumë sugjestive dhe ambicioze, se Nimic, do të japë propozim konkret, i cili do të kumtohet menjëherë. Më shumë mendoj për bisedime të caktuara në drejtim që të ‘ndjehet pulsi’. Klima në të dy vendet në planin e brendshëm nuk përputhet për hapësirë të këndshme për të kumtuar propozime të caktuara të cilat do të sulmoheshin nga ‘patriotët kujdestarë’ të cilët janë në dy vendet”, konsideron ambasadori Arsovski.

Interesi i madh i Perëndimit për mbylljen e çështjes së emrit me nevojë për gatishmëri më të madhe që të kryhet presion ndaj pushtetit në Athinë, ambasadori Arsovski e lidh me çështje të caktuara të sigurisë lidhur për këtë rajon duke e pasur parasysh “pasqyrën e madhe”.

“Por, duhet të dimë se Greqia nuk do të tërhiqet ashtu lehtë nga pozitat e veta të cilat i ka fituar në këtë ose në atë mënyrë. Do të kërkojë stacione të caktuara të sigurta në atë proces të rrugës tonë drejt NATO-s para së gjithash dhe pastaj edhe ndaj BE-së, që do të thonë garanci për pozitat e tyre të cilat do të shfaqen si gjoja vullneti i tyre i mirë, ndoshta tërheqje të ‘butë’ është në funksion të pranimit tonë në NATO, por pastaj do të vijojnë natyrisht edhe kushte tjera të saj lidhur për zgjedhjen e kompromisit”, vlerëson diplomati i Maqedonisë.

Paralajmërimet nga pala e Maqedonisë në drejtim të relaksimit të marrëdhënieve dhe ndërtimit të besimit për ndryshimin e emrit të aeroportit në Shkup, largimi i monumenteve dhe revizioni i librave për histori, sipas diplomatit me përvojë nuk duhet të bëhen si gjest i vullnetit të mirë, por në moment të duhur.

Mendon se pas 10 viteve nga “performanca e mrekullueshme” me konkludimin e NATO-s dhe të Bukureshtit, duhet të pritet një zgjidhje për pranimin tonë në NATO në Samitin e ardhshëm 2018 që është paraparë në Marrëveshjen e përkohshme.

Nëse ky tentim përfundon pa sukses me rëndësi është cila palë për këtë do të akuzohet, si dhe se duhet të mendojmë edhe për disa lëvizje tjera, sugjeron ambasadori Lupço Arsovski në intervistën për MIA-n.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat