Marrëveshje Shqipëri-Maqedoni për kompenzim të dëmeve nga aksidentet e komunikacionit

Maqedonia

Marrëveshje Shqipëri-Maqedoni për kompenzim të dëmeve nga aksidentet e komunikacionit

Më: 7 dhjetor 2017 Në ora: 12:50
Ilustrim

Maqedonia ka nënshkruar Marrëveshje për mbrojtje vizitorëve me Shqipërinë. Kjo ujdi u mundësoh shoferëve kompenzim më të shpejtë dhe më efikas të dëmeve në rast të ndonjë aksidenti të komunikacionit.

Ujdia është nënshkruar ndërmjet Zyrës kombëtare për sigurime të Maqedonisë dhe Shqipërisë. Marrëveshje të ngjashme janë nënshkruar me Greqinë, Truqinë, Zvicrën, Bosnjën e Hercegovinën, Malin e Zi, Luksemburgun, Serbinë, Kroacinë, Bullgarinë dhe Slloveninë.

Sipas marrëveshjes, të dëmtuarit në Shqipëri pas kthimit në Maqedoni duhet të drejtohen të Zyra kombëtare për sigurime për të mundësuar përgatitjen më të shpejtë të dokumenteve dhe informacioneve të nevojshme për t’u siguruar kompenzimi.

Ujdia në fjalë paraqet lehtësim të madh për vizitorët e Maqedonisë që janë të shumtë në Shqipëri, sidomos gjatë sezonës turistike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat