Rajoni i Pollogut është më i prekur nga sëmundjet infektive

Maqedonia

Rajoni i Pollogut është më i prekur nga sëmundjet infektive

Më: 7 dhjetor 2017 Në ora: 12:51
Ilustrim

Sipas gazetës ditore ”Slloboden Peçat”, numri më i madh i sëmundjeve ngjitëse për muajin tetor janë evidentuar në Qendrën e Shëndetit Publik në Tetovë.

Statistikat tregojnë që në këtë muaj në Tetovë janë regjistruar 801 persona me infektime akute, ose 35% nga numri i përgjithshëm në nivel shtetëror. Sëmundje më të shpeshta ishin nga enterokolitet dhe lia e dhenve.

Në rajonin e Pollogut 250 persona kanë qenë të sëmurë në 100.000 banorë. Numri i lartë ndërlidhet edhe me rastin e helmimit në Gostivar në muajin tetor, kur për çregullime në zorrë u ankuan mbi 700 pacientë. Ende nuk ka ndonjë sqarim se çfarë e shkaktoi këtë helmim.

Kujtojmë se në Gostivar ndodhi edhe një helmim i rëndë me pasojë dy të vdekur, kur në Simnicë u diagnostifikua hanta virusi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat