Buxhaku: Bojarovski nuk vepron sipas rregullores

Maqedonia

Buxhaku: Bojarovski nuk vepron sipas rregullores

Më: 7 dhjetor 2017 Në ora: 13:37
Agron Buxhaku

Qendra për menaxhim me kriza (QMK) ka marrë lëvdata nga Xhajka- Asociacioni japonez për ndihmë të krizave dhe kjo është përgjigja nëse në QMK janë të punësuar profesionistë apo jo profesionistë, ka thënë u.d drejtori në QMK, Agron Buxhaku pas pres konferencës së sotme të Ilija Bojarovskit që ka akuzuar Qendrën për menaxhim jo të rregullt.

“Z. Ilija Bojarovski vepron vetvetiu, jo në emër të Sindikatës. Ai mendon se me njollosje do të bëhet drejtor në QMK”, ka thënë Buxhaku, transmeton Medial.mk.

Buxhaku ka thënë se dëshiron të takohet me anëtarët e Sindikatës dhe të flet hapur për gjitha problemet e tyre.
Kryetari i Sindikatës së të punësuarve në QMK, Ilija Bojarovski bashkë me gazetarët tentoi të futet në kabinetin e Buxhakut, por nuk është lejuar nga ana e sigurimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat