Kaq popullsi në Maqedoni është aktive, mbetet i lartë numri i të papunëve

Maqedonia

Kaq popullsi në Maqedoni është aktive, mbetet i lartë numri i të papunëve

Më: 7 dhjetor 2017 Në ora: 14:59
Foto ilustrim

Enti Shtetëror për Statistika (ESHS) ka publikuar të dhënat më të reja për numrin e popullsisë aktive në Maqedoni, që janë rezultat i anketës për fuqi punëtore, tremujori i tretë i vitit 2017.

Sipas këtyre të dhënave të ESHS-ë, popullsia aktive në Maqedoni është 954814 persona, nga të cilët 743451 janë të punësuar, kurse 211363 persona janë të papunë.

Norma e aktivitetit në këtë periudhë është 56.8, norma e punësimit është 44.2, kurse e papunësisë është 22.1.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat