Gruevski: Është absurd gjykimi që na bëhet neve - Bota Sot
Gruevski: Është absurd gjykimi që na bëhet neve

Maqedonia

E hënë, 18 dhjetor 2017

Gruevski: Është absurd gjykimi që na bëhet neve

Më: 7 dhjetor 2017 Në ora: 16:20
Nikolla Gruevski

Sot u mbajt seanca e radhës për lëndën ”Dhunë në Qendër” ku të akuzuar janë Nikolla Gruevski, Daniela Rangellova, Mile Janakieski dhe disa të tjerë. Ashtu siç u kërkua, seanca e sotme u inçizua nga dy kamera, por vetëm si pamje, jo edhe me zë.

Në seancën e sotme dëshmoi Andrej Zhernovski, ish-kryetar i komunës Qendër, i cili në gjykatë njohu dy nga personat e përfshirë në dhunë. Zhernovski ka folur edhe për sjelljen e policëve dhe se, sipas tij, nuk kanë reaguar aspak për të ndaluar dhunën.

Seanca tjetër do të mbahet më 18 dhjetor.

Në lidhje me seancën, Nikolla Gruevski ka deklaruar se bëhet fjalë për gjykim absurd dhe se janë të përndjekur politikisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test