Nga SASHK kërkojnë harmonizimin e pagave dhe bisedime për reformat në sistemin arsimor në Maqedoni

Maqedonia

Nga SASHK kërkojnë harmonizimin e pagave dhe bisedime për reformat në sistemin arsimor në Maqedoni

Më: 7 dhjetor 2017 Në ora: 19:43
SASHK

Sindikata e pavarur për arsim, shkencë dhe kulturë-SASHK kërkon që menjëherë të harmonizohen pagat në arsimin fillor dhe të mesëm, në pajtueshmëri të përqindjes së rritjes së pagës minimale në nivel kombëtar.

“Kështu do të ruhet harmonizimi i koeficiënteve, më saktësisht të pagave sipas vendeve të punës, siç është paraparë në marrëveshjet kolektive në këto veprimtari. Me vetë këtë do të evitohet shkelja e tanishme e marrëveshjeve kolektive nga ana e MASH-it, e prezantuar nga ministri i Arsimit, që paraqet vepër të dënueshme me ligj”, njoftoi SASHK-u duke reaguar ndaj konferencës së sotme për shtyp të ministres Renata Deskoska e cila paralajmëroi rritje të pagave të mësimdhënësve në shkollat fillore dhe të mesme.

Në kumtesën SASHK i bën thirrje MASH-it që menjëherë të fillojë negociata me ta për rritjen plotësuese të pagave në të gjithë sferat e arsimit, duke i përfshirë arsimin e lartë dhe shkencën, si dhe çështje të tjera të lidhura me reformat në arsim, ndryshimet dhe miratimi i ligjeve të reja në veprimtarinë e arsimit, përgatitje dhe lidhje të marrëveshjeve kolektive për arsimin e lartë dhe shkencën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat