Spasovski: Sfida e vërtetë për çdo reformë është ndryshimi i vetëdijes

Maqedonia

Spasovski: Sfida e vërtetë për çdo reformë është ndryshimi i vetëdijes

Më: 7 dhjetor 2017 Në ora: 20:46
Oliver Spasovski

Qytetarët meritojnë të jetojnë në shtet të lirë, ndërsa institucionet e kanë detyrim ta sigurojnë atë, tha ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski, në konferencën “Shteti i kapur – interesat politike, sociale dhe ekonomike“, që u mbajt pikërisht në Ditën Ndërkombëtare për Luftë kundër Korrupsionit.

“Kemi vullnet politik që t’i ndryshojmë praktikat e vjetra të këqija, por kjo nuk mjafton, nevojiten hapa konkretë dhe këtë po e bëjmë. Qëllimi ynë është ta dëgjojmë sektorin civil, i cili do të jetë partner në ndryshime dhe korrigjuesi ynë. Qytetarët kanë të drejtë të jetojnë në një shtet të lirë, ndërsa institucionet kanë detyrim tua sigurojnë atë”, u shpreh Spasovski.

“Në takimet e punës në Ministrinë e punëve të jashtme shpesh përmenden rezultatet e refrmave. Kujdes dhe energji e madhe u kushtohen ndryshimeve të zgjidhjeve ligjore, përgatitjes dhe zbatimit të tyre. Por sfida e vërtetë për çdo reformë, për çdo ndryshim të legjislativës është në fakt ndryshimi i vetëdijes ose reforma e mendjes.”, tha Spasovski.

Spasovski shtoi se ligjet do t’i miratohen, por zbatimi i tyre varet nga vendosmëria për të ndryshuar mënyrën e të menduarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat