Zhbogar takon Bilall Kasamin, diskutojnë për zhvillimet politike

Maqedonia

Zhbogar takon Bilall Kasamin, diskutojnë për zhvillimet politike

Më: 8 dhjetor 2017 Në ora: 10:20
Pamje nga takimi

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, dje ka realizuar një takim me ambasadorin e BE-së në Shkup, Samuel Zhbogar.

Siç njoftojnë nga kjo parti politike, në takim është diskutuar për zhvillimet e fundit politike në Maqedoni, si edhe për përkrahjen e vazhdueshme të BE-së për Maqedoninë. Gjithashtu është diskutuar për sfidat që e presin Maqedoninë në rrugën e integrimeve euro-atlantike.

Palët janë dakorduar për takime tjera të këtilla konsultuese edhe në të ardhmen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat