Raund i ri bisedimesh Maqedoni-Greqi, nuk pritet ndonjë propozim konkret

Maqedonia

Raund i ri bisedimesh Maqedoni-Greqi, nuk pritet ndonjë propozim konkret

Më: 8 dhjetor 2017 Në ora: 12:44
Ilustrim

Javën që vjen pritet që në Bruksel të mbahet raundi i ri i bisedimeve Maqedoni-Greqi për çështjen e emrit të Maqedonisë, të ndërmjetësuara nga Matthew Nimetz. E mira e këtij takimi është se paraqet sinjal pozitiv për të ecur përpara në këtë drejtim, megjithatë askush nuk pret ndonjë propozim konkret.

Për shkaqe teknike, takimi i paraparë për nëntor, u shty për më 11 dhe 12 dhjetor. Maqedonia në këtë takim do të përfaqësohet nga Vasko Naumovski i mbështetur nga një ekip.

Para disa ditësh, shefi i diplomacisë greke, Nikos Kotzias, deklaroi se duhet të arrihet një pajtueshmëri ndërmjet dy palëve që të hapet rruga për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE.

Ndërkaq ish-ambasadori i Maqedonisë në Athinë, Ljupço Arsovksi, do të ishte mjaft ambicioze që të pritet ndonjë propozim konkret nga ana e ndërmjetësuesit Nimetz. Sipas tij, në këtë takim do të matet pulsi i palëve, duke shtuar se na pret një punë shumë e madhe dhe e pasigurtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat