Takim Veliaj-Shilegov, shprehen për bashkëpunim të një niveli të ri ndërmjet dy kryeqyteteve

Maqedonia

Takim Veliaj-Shilegov, shprehen për bashkëpunim të një niveli të ri ndërmjet dy kryeqyteteve

Më: 8 dhjetor 2017 Në ora: 13:56
Pamje nga takimi Shilegov-Veliaj

Kryebashkiaku i Shkupit, Petre Shilegov, është takuar me homologun e tij të Tiranës, Erion Veliaj, të cilët kanë vlerësuar se marrëdhëniet ndërmjet dy metropoleve do të ngriten në nivel të ri.

Siç njofton agjencia e lajmeve AIM, Erion Veliaj ka deklaruar se është i kënaqur që kryeministrat Rama e Zaev kanë filluar një erë të re bashkëpunimi Maqedoni-Shqipëri, e që tani radhën e kanë kryeqytetet.

Veliaj ka shtuar se në 2018 do të ketë aktivitete të përbashkëta ndërmjet Tiranës e Shkupit, duke bërë të ditur se më 2018 do ta vizitojë Shkupin.

Nga ana tjetër, Shilegov ka deklaruar se ka vullnet ndërmjet dy bashkive për përparimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimin e përvojave në aspekt të jetës së qytetarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat